radiodedi24.com | Play | Stop dedi24.com | dedi24.TV

dedi24.com » DISPONIMI JUAJ » Bisedime » 3 - Afgane azil ne Kosove
Postimi i fundit | Nga i pari i palexuar Pėr Printer | Dėrgoja njė Shokut | Shto kėtė Temė nė Favorit

Pėrgjigju

Shko tek fundi i Faqes 3 - Afgane azil ne Kosove


Informatat nga: DJ-BEKIMI Offline
Shenime: 37
Postimi imė i pari
Pasuria: 1.725 dediEURO
16.03.2009 09:46 / Postimi -24. nė kėtė Faqe. 3 - Afgane azil ne Kosove
Pėrgjigju Pėrgjigju Jepė citat kėti Mesazhit Citat Ndrysho Mesazhin ose fshi nga forumi Ndrysho Shko tek fillimi i Faqes Fillimi

Postimi: Tre afganët e arrestuar nga policia në pikën kufitare me Maqedoninë, në fshatin Glloboçicë të komunës së Kaçanikut, të premten janë sjellë para prokurorit publik të Prokurorisë Komunale në Ferizaj, Rasim Malokut.

Prokurori Maloku ka thënë se tre personat e deklaruar si afganë janë marrë në pyetje dhe se kanë pranuar që në Kosovë kanë hyrë nga Maqedonia, ndërsa kishin kaluar nëpër Turqi dhe Greqi. Ata para prokurorit janë përgjigjur në gjuhën angleze.

Njëri nga ta ka thënë se kishte qenë pjesëtarë i ushtrisë afgane dhe se nga presioni dhe kërcënimet që kishte pasur nga talebanët, ishte detyruar të ikte nga vendi i tij dhe të kërkonte strehim diku tjetër. Dy të tjerët ishin lajmëruar si të afërm të ushtarit afgan.

Prokurori Maloku ka mohuar faktin që ata të jenë dërguar në qendrën e paraburgimit në Kaçanik. “Policia është urdhëruar që t’i dërgojë për strehim në Departamentin për azil dhe refugjatë në Prishtinë, ku do të qëndrojnë përkohësisht derisa të shqyrtohet kërkesa e tyre për azil”, ka thënë prokurori komunal, Rasim Maloku.

Tre afganët janë kapur nga policia të enjten në pikën kufitare të Glloboçicës dhe se nga kjo pikë ata kanë provuar të futen në Kosovë pa asnjë dokument identifikimi.

Bazuar ne G.Express

Filat e shtuar nga DJ-BEKIMI: (Regjistrohu pėr tė Shkarkuar / ose Identifikohu)
Afgan.jpg

Vlerėsimet:
Vlerėsimet 18 18 Vlerėsime Positive / 0 0 Vlerėsime Negative


Pėrgjigju

dediHome
dedi24.com (C) 2005 - 2018 Gjitha drejtat tė rezervuara by dedi4u - Kontakt: info@dedi24.com
Idea, Realizimi, Dezajnimi dhe gjitha punimet - dedi4u (HiK) (C)

Vizitat Sot: 3.830 | Dje: 12.548 | Gjithsej: 248.843.422