dedi24.com (http://www.dedi24.com/index.php)
- DISPONIMI JUAJ (http://www.dedi24.com/board.php?boardid=11)
-- Për Argetim... (http://www.dedi24.com/board.php?boardid=229)
--- Fjalë të urta popullore... (http://www.dedi24.com/thread.php?threadid=15664)


Shenuar nga a_pihet_duhani_ketu, 18.09.2019 / 22:29:

  Fjalë të urta popullore...

Disa e pin duhanin...
Të tjerët pin Alkohol , të tjerët Marrin drogë,
dhe të tjerët bien ne dashuri, secili vret në mënyrën e vet!..



Shenuar nga KIMI, 09.05.2019 / 13:17:

  Fjalë të urta popullore...

Ata ! që e kanë të mirën para duarve,
dhe kerkojnë akoma më mirë!
Kurr të mirën ska me e pa me sy...!



Shenuar nga KIMI, 12.02.2019 / 14:15:

  Fjalë të urta popullore...

Bacoo mos u qudit!!
Rraktari dhe Politikani
Dallojnë shumë njani me tjetrin.

B.H.



Shenuar nga Maylinda, 30.04.2018 / 03:40:

  Fjalë të urta popullore...

Kush han shum gjithher ma pak leee ;) (se osht i ngopur)



Shenuar nga KIMI, 29.04.2018 / 15:29:

  Fjalë të urta popullore...

Kur je në dritë,gjithëqka të ndjekë pas.
Por kyr hyn në errësirë,nuk të ndjekë më as hija jote...



Shenuar nga SStyle, 19.04.2018 / 01:36:

  Fjalë të urta popullore...

Njeriu meson te flase shume shpejt, ndersa te heshte shume vone.



Shenuar nga Jetoni, 20.03.2018 / 12:04:

  Fjalë të urta popullore...

Morali dhe sjellja e mirë është vlera e femrës, stolia më e bukur e saj. Nëse ajo nuk e posedon atë, stolitë tjera nuk i bëjnë dobi.



Shenuar nga Jetoni, 16.03.2018 / 18:27:

  Fjalë të urta popullore...

- Dashurohu me dike, qe vuan bashk me ty, qe qesh me ty, qe nuk mund te jetoj pa ty..



Shenuar nga KIMI, 05.03.2018 / 19:12:

  Fjalë të urta popullore...

Një grua doli nga shtëpia dhe pa tre burra të moshuar me mjekrra të gjata e të bardha, ulur në oborrin e shtëpisë së saj. Nuk i njohu.

Ajo u tha: “Nuk mendoj se ju njoh, por duhet të jeni të uritur. Ju lutem, ejani brenda të hani diçka”.

“A është brenda burri i shtëpisë?”, pyetën ata.

“Jo”, u përgjigj gruaja. “Ka dalë”.

“Atëherë nuk mund të hyjmë”, u përgjigjën ata.

Në mbrëmje, kur i shoqi erdhi në shtëpi, ajo i tregoi çfarë kishte ndodhur.

“Shko thuaju që jam në shtëpi dhe ftoji brenda!”

Gruaja doli dhe i ftoi.

“Ne nuk hyjmë në një shtëpi së bashku”, u përgjigjën ata.

“Pse?”, pyeti gruaja.

Njëri prej burrave të moshuar shpjegoi: “Ai quhet ‘Pasuria’, tha duke treguar me gisht një prej shokëve, ai është ‘Suksesi” dhe unë jam ‘Dashuria’”.

Më pas shtoi: “Tani shko dhe diskuto me tët shoq, se cilin prej nesh do që të hyjë në shtëpinë tuaj”.

Gruaja u fut brenda dhe i tregoi të shoqit atë që i ishte thënë. I shoqi u mbush me gëzim.

“Sa mirë!”, tha ai. “Meqë është kështu, të ftojmë Pasurinë. Lëre të hyjë dhe të na e mbushë shtëpinë me pasuri!”

Gruaja nuk ishte dakord. “I dashur, përse nuk ftojmë Suksesin?”

Vajza e tyre po dëgjonte nga qoshja e shtëpisë. Ajo kërceu me sugjerimin e saj: “A nuk do të ishte më mirë të ftonim Dashurinë? Kështu shtëpia do të na mbushej me dashuri”.

“Dëgjojmë këshillën e vajzën”, i tha bashkëshorti gruas.

“Shko dhe fto Dashurinë, që të jetë mysafiri jonë”.

Dashuria u ngrit në këmbë dhe nisi të ecë drejt shtëpisë. Edhe dy të tjerët u ngritën dhe e ndoqën pas.

E habitur, gruaja pyeti Pasurinë dhe Suksesin: “Unë ftova Dashurinë, pse po vini dhe ju?”

Tre burrat iu përgjigjën: “Po të kishe ftuar Pasurinë apo Suksesin, dy të tjerët do të rrinim jashtë, por duke qenë se ftove Dashurinë, kudo ku ai shkon, ne shkojmë bashkë me të”.



Shenuar nga KIMI, 31.01.2018 / 22:18:

  Fjalë të urta popullore...

Bota vuan shumë. Jo për shkak të dhunës së njerëzeve të këqinjë,
Por për shkak të heshtjes së njerëzeve të mirë.



Shenuar nga Yllka-Zeshkane, 30.01.2018 / 22:44:

  Fjalë të urta popullore...

Po te kesh durim ne fund gjithmone do te dalesh fitues



Shenuar nga KIMI, 25.01.2018 / 23:31:

  Fjalë të urta popullore...

Dora që të ndihmon të ngrihesh kur je rrezuar
Vlenë 1000 herë më shumë se krahët që të
Perqafojnë kur je në këmbë.



Shenuar nga KIMI, 27.03.2017 / 22:54:

  Fjalë të urta popullore...

Do të ketë gjithmonë një stilolaps
Për të shkruar të ardhmën,
Por kurrë një gomë për të fshirë të shkuarën..



Shenuar nga KIMI, 23.03.2017 / 19:17:

  Fjalë të urta popullore...

Në qoftëse një njeri ka një t qeshur të bukur,
S'mund te ketë kurrë një shpirtë të lig...



Shenuar nga KIMI, 01.03.2017 / 23:21:

  Fjalë të urta popullore...

Nëse do të mbjellësh për një vit,
Mbill misër e grurë.
Nëse kërkon që të
Mbjellësh përgjithmonë,
Mbillë arsim e kulturë.


Sami frashëri



Shenuar nga KIMI, 25.02.2017 / 08:53:

  Fjalë të urta popullore...

Njeriu i paisur me edukatë
Dhe me moralë të lartë,
Në qfardo gjendjëje që ndodhet,
prap se prap ështe njeri.


"Kadri Roshi"



Shenuar nga dj_mali, 23.02.2017 / 00:31:

  Fjalë të urta popullore...

Qengji I bute I thith dy nena



Shenuar nga KIMI, 22.02.2017 / 22:33:

  Fjalë të urta popullore...

Nga zemra e ftohtë nuk buron fjalë e ngrohtë.



Shenuar nga Maylinda, 30.01.2017 / 17:15:

  Fjalë të urta popullore...

Kush qesh I fundit mendon me ngadal :P



Shenuar nga Sunaj, 30.01.2017 / 16:27:

  Fjalë të urta popullore...

Personi qe e don ti nuk ka asni te met , fillo te mos e duash dhe shih sa te meta ka Zemer Zemer Zemer



Shenuar nga dj_mali, 29.01.2017 / 17:46:

  Fjalë të urta popullore...

Koha e han kashten



Shenuar nga KIMI, 26.01.2017 / 22:21:

  Fjalë të urta popullore...

Delja që ndahet nga tuba,e hanë ujku..!!!


"Të qëndrojmë bashk e ta largojmë ujkun e zi"



Shenuar nga Yllka-Zeshkane, 16.01.2017 / 19:24:

  Fjalë të urta popullore...

Bukuria e grua duke ne mengjes
Bukria nje dit veprat nje jet



Shenuar nga KIMI, 16.01.2017 / 17:55:

  Fjalë të urta popullore...

Ish kanë dalë një i Malsisë nëpër kosovë e kish
Pas shetitë nëpër miq e shokë edhe gjithë kosoven.
E kish pas pa gjithqka qka ka neper kosovë.
Kur kthehet prap ne malsi e pyesin Malsortë !!
Si kalove dhe qka pe e qka kish ne kosovë?
Ky ju thotë: shum mirë e shumë të mira kishin,
Po tri sifate( adete) te këqija i kishin.
E para: Po i mbushin duqit (thastë) me derte,
Te huja e po i qitshin përpara e te vetat permas.
E dyta: Po i shitshin kijet e mdhaj e po i blejshin te vegjëlit
( sja kishin zanat tregtis hiq,po u mundojshin me ba tregëti,po pa fryt)
E treta: Masi po u mytshin (vrajshin) thojshin: "Hajte te pajtohem".
Ne vend se me u pajtu para se me u mytë.



Shenuar nga Maylinda, 03.01.2017 / 17:35:

  Fjalë të urta popullore...

Nje mik I Mir eshte ai I cili Te ndihmon dhe Te perkrahe


dedi24.com (C) 2005 - 2009