radiodedi24.com | Play | Stop dedi24.com | dedi24.TV
Emri: Fjalėkalimi:
Regjistrohuni | Kam harruar Fjalėkalimin
dedi24.com - load your albanian music » DISPONIMI JUAJ » Bisedime » Receta te Kuzhines
Postimi i fundit | Nga i pari i palexuar Hap nė PDF / Ruaj nė PDF| Pėr Printer | Dėrgoja njė Shokut | Shto kėtė Temė nė Favorit
Pėrgjigju
Shko tek fundi i Faqes Receta te Kuzhines


Informatat nga: Ardixx Ardixx ėshtė Mashkullore Offline
Shenime: 2.556
Postimi imė i pari
Pasuria: 84.325 dediEURO
28.10.2006 01:24 / Postimi 1. nė kėtė Faqe.
Pėrgjigju Pėrgjigju Jepė citat kėti Mesazhit Citat Ndrysho Mesazhin ose fshi nga forumi Ndrysho Shko tek fillimi i Faqes Fillimi

Postimi: beni te falenderoj shum per ket recet une pasi qe jam me profesion si kuzhinier hesapi kam shum receta por i kam ne gjuhen angleze do te mundohem ti perkthej ne gjuhen shqipe the ti qes ne faqe po nese jeni te pajtimit une mundem edhe ne gjuhen angleze me i qit ne faqe (shum me leht per mua) po do te mundohet edhe te lutem nese din ma shum mos prito i qet ne faqe te pershendes shum beni tung tungg

Signatur: [i][size=14][color=purple][b]DASHURIJA U JEP MEND ATYRE QE SKAN,NDERSA U MERR MEND ATYRE QE KAN ..........[/b][/color][/size][/i]

[i][size=14][b]NENA ESHTE E VETMJA DASHURI E VERTET DHE E SINQERT NE KETE JET ,DHE PA INTERES........[/b][/size][/i]

[i][size=14][color=#ff0000][b]The day i will stop lovin YOU, is the day when I close my eyes .........[/b][/color][/size][/i]

[SIZE=16][I][B]At qe Zoti nuk me dhuroj ,nuk e kerkoj nga njerzit[/B][/I][/SIZE]

Vlerėsimet:
Vlerėsimet 658 658 Vlerėsime Positive / 3 3 Vlerėsime Negative


Informatat nga: M!n4 M!n4 ėshtė Femerore Offline
Shenime: 1.300
Mosha: 25
Statusi: i/e Fejuar
Postimi imė i pari
Pasuria: 40.672 dediEURO
28.10.2006 08:30 / Postimi 2. nė kėtė Faqe.
Pėrgjigju Pėrgjigju Jepė citat kėti Mesazhit Citat Ndrysho Mesazhin ose fshi nga forumi Ndrysho Shko tek fillimi i Faqes Fillimi

Postimi: valla flm shum per kt orezeta veq shqip sma rrok hiq kshtu me ksi sende kalofsh mir te persh

Signatur: Verletze nie den Menschen,
den du liebst.
Denn er wird dir vielleicht verzeihen,
doch vergessen wird er nie!


live your life the way you like it like

!...Only God Can JudGe mE...!

Vlerėsimet:
Vlerėsimet 92 92 Vlerėsime Positive / 4 4 Vlerėsime Negative


Informatat nga: a_pihet_duhani_ketu a_pihet_duhani_ketu ėshtė Mashkullore Offline
Shenime: 675
Mosha: 30
Postimi imė i pari
Pasuria: 18.250 dediEURO
28.03.2007 10:17 / Postimi 3. nė kėtė Faqe. recete te ndryeshem
Pėrgjigju Pėrgjigju Jepė citat kėti Mesazhit Citat Ndrysho Mesazhin ose fshi nga forumi Ndrysho Shko tek fillimi i Faqes Fillimi

Postimi: ju pershendes


Fergese tironse 

Kjo mund te behet me melci por edhe me speca jeshile.
Nqs nuk keni gjize shume mire perdoret edhe djathi i bardhe.
Fergesa me melci: Merren melcite pastrohen dhe vihen te kavardisen te tigan. Pastaj shton djathin ose gjizen, pak uje dhe lereni sa te behet mase e trashe mos harroni ta provoni per kripe sepse ndodh ndonje here qe djathi eshte i kripur dhe s'ka nevoje per kripe. Hiqeni nga zjarri dhe hidhini 1 ose 2 vese te rrahura mire dhe pak spec te kuq djeges. Shton pak vaj ulliri siper dhe shijoheni inshalla.(mund t'i shtoni edhe rigon).
Fergesa me speca: Pasi te jene hequr farat dhe bishti specat skuqen jo shume (sepse nuk bejne mire per melcine te skuqurat shume.) I hidhet domate te grira holle ose salce dhe kavardisini pak pastaj hidhni pak uje dhe pak me vone djathi dhe pastaj veze dhe perseri spese djegse dhe vaj ulliri.



Lulelaker e skuqur me veze


Pasi lulelakra pastrohet nga gjethet dhe kercelli dhe shpelahet me uje te ftohte vihet te zihet ne uje me kripe per 20 minuta. Pastaj ndahet ne dege te vogla, sperkatet me piper djath kackavall ose djath te thermuar te bardhe, kalohet ne miell, veze te rrahura dhe skuqet ne tigan nga te dyja anet sa te marrin  nje cipe te kuqe.
Per 1kg lulelaker duhet nje luge e gjysem gjelle me miell, 3 veze, djath sa tua shohi syri, vaji per skuqje, kripe dhe piper.


Qofte te skuqura

Mishi i grire vihet ne nje ene ku e leme te shkrije nqs ka qene ne frigorifer. Pasi eshte shkrire e gjithe masa e mishit te grire, marrim 2 ose 3 kokra qepe dhe i grijme holle. I preziejme bashke me mishin. I hedhim 2 kokra veze, piper, majdanoz e ereza te tjera dhe i perziejme te gjitha bashke me duar. I bejme ne forme ovale ose pete dhe i lyejme me miell nga te dyja anet dhe i skuqim deri sa te marrin nje ngjyre te kuqe. Mos harroni zjarri nuk duhet i forte. Mire eshte te skuqen avash-avash. Keto shoqerohen me patate te skuqura ose te ziera, pilaf, makarona, pure, me sallate etj. Nuk ishte shume e veshtire apo jo?




Byreke me djath

Petet mund t'i blini te gatshme ose mund t'i beni vet. Petat ndahen ne kater copa per se gjati ne menyre qe te mblidhen harxhet. Merrni kater kokrra veze hidhni djath, pak piper, pak qumesht dhe perzieji bashke ne nje ene. Merrni gjalpe te tretur ne tigan (te jete i ftohur) dhe me nje luge lyeni peten e hapur dhe te ndare. Pastaj hidheni perzierjen e vezes me djathin nga pak dhe filloni mblidheni ne forme trekendeshi. Lyeni taven me yndyre dhe vini me rradhe byreket e pregatitura ne kete menyre.
Keta byreke mund te behen edhe me spinaq ose djath pa harruar erezat si majdanoz e koper, si dhe me mish te grire dhe qepe e domate nqs deshironi. Procedura eshte e njejte. Ju befte mire inshaAllah!
Mund te shoqerohen me supe e sallate. Jane shume te shijshme.



Sallate me patellxhane te pjekur

Zgjidhen patellxhana te medha, te trashe dhe te bute. Piqen te paqeruara ne furren e sobes ose ne vatren e saj. Pastaj u hiqet lekura dhe tuli qe ngelet grihet holle me thike ose kalohet ne makine rendese. Se bashku ne tulin e patellxhaneve ju mund te grini edhe disa kokra domate dhe speca po te pjekur duke ia hequr edhe atyre lekuren. Gjithe kjo mase e pregatitur vihet ne nje ene  prej porcelani  ose balte dhe duke e perzier  me luge shtohen hudhra te shtypura, vaj ullliri, uthull, majdanos i grire, kripe, piper dhe se fundi sperkatet me vaj ulliri i cili e permison shijen dhe ia shton kalorite sallates. Kjo lloj sallate eshte e leverdishme sepse mund te pregatitet me shumice dhe te ruhet ne frigorifer.


Tave peshku me hurdha

Peshku i pastruar dhe i lare pritet ne copa, i hidhet kripe, piper. Lyhet me miell dhe skuqet ne tigan me yndyre te nxehte, por duhet patur kujdes te mos kuqet shume (sa te marri ngjyre). Hiqet dhe vihet ne nje pjate. Ne yndyren e tepruar ne tigan hidhen hudhra te grira trashe shtohet miell i cili kaurdiset pak pastaj salce domatesh. Te gjitha keto perzihen me njera tjteren shuhen me uthull pastaj shtohet pak uje, kripe, piper e gjethe dafine. Masa hidhet ne tave dhe vihen siper copat e peshkut te skuqura lehte si me siper dhe piqet ne furre 15-20 minuta duke i hedhur pastaj majdanoz i grire holle ne procesin e fundit te pjekjes .

Lulelakër në furrë

Pasi e lajme mire lulelakren, e ziejme ne nje tenxhere per 5-8 min. Pas zierjes e ndajme dhe e copetojme ne lulka te vogla, te cilat i rendisim ne forme uniforme (rreth e perqark taves). Me pas ne nje tigan pergatisim beshamelen, te cilen do ia hedhim siper lulelakres.
Per pergatitjen e beshamelit na duhen mjetet e zakonshme qe jane: pak gjalpe, miell, 1 veze dhe qumesht. Konkretisht: Hedhim se pari ne tigan gjalpin, sa te kete filluar shkrirjen i hedhim nje luge miell. I trazojme pak, e kriposim (duhet pasur kujdes mos na formohen kokrra) dhe ne momentin qe fillon te trashet i hedhim pak qumesht (1 filxhan). I lene 2-3 min ne zierje dhe me pas e leme ne qetesi, per t'u ftohur pak. Pas 5 min ftohjeje hedhim ne tigan nje te verdhe veze, dhe i trazojme pak. Kur te kene marre nje ngjyre kompakte, e hedhim shtresen bukur siper lulelakres. Ne fund e mbulojme shtresen edhe me pak djath kackavall te grire qe e bem teper krokante. E gjitha kjo shoqerohet ...me nje buzeqeshje!

Spinaq me Vezë

Nevojitet; 1 kg spinaq i fresket,1 qepe, 5 veze, yndyre (per fergim), kripe, melmese (kripe e shtojce perimesh).
Pastrohet spinaqi dhe grihet ne 2-3 pjese (fleta e spinaqit). Pasi te kemi vene yndyren te zjarr, hudhet qepa e grire imet dhe zbutet mire, pastaj hidhet spinaqi me kripe dhe te gjitha melmesat dhe fergohet 20 minuta derisa masa e spinaqit te kete rene ne fund te tenxheres dhe te jete zbutur mire. Pasi te zbutet e te fergohet mire, spinaqi hidhet ne nje tepsi dhe masa rrafshohet neper tere tepsine, i hudhen vezet siper (vezet e pa rrahura) dhe futet ne furre per tu pjekur vezet si dhe per te leshuar leng spinaqi. Piqet ne te



Kebab i Maleve

Ne nje ene te thelle shkrihen 2 luge gjalpe. Shtojme 2 kokrra qepe te grira, i fergojme duke i perzier vazhdimisht. Shtojme 1 luge gjelle pure domatesh si dhe 1/2 kg mish qingji te grire. E gjithe kjo zihet me 1.5-2 gota uje derisa te zieje mishi. Pastaj marrim 2 patate dhe 2 karrota. Keto i presim ne copa te vogla dhe ia shtojme mishit. Pasi ziejne edhe perimet shtojme 1 gote uji bizele. E provojme per kripe dhe e rregullojme sipas shijes. E leme te zieje edhe nje kohe shume te shkurte

 
<a name="keshilla kuzhina"> Këshilla të rëndësishme për kuzhinën tuaj   Në mënyrë që të heqesh erën e peshkut nga duart, pastroji ato duke i ferkuar mirë me limon. Mund të zhdukësh erën e qepës apo të hurdhrave duke i fërkuar duart me uthull të bardhë menjëherë pas mbarimit të pregatitjes së ushqimit. Në mënyrë që të zhdukësh erën e mykut apo cdo lloj ere tjetër jo të këndshme në dollap apo në syrtare mjafton të vendosni në kënd të tyre një copëz qymyr. Për zierjen e vezëve të plasaritura mjafton t'i mblidhni ato me nje copë letër alumini dhe të hidhen në ujë. Mos e lër orizin apo thjerrëzat apo cdo lloj ushqimi tjetër që futet në këtë grup në qese plasmasi në guzhinë, futi në qese basme në mënyrë që të mos zënë krimba apo të myken. Mundohu që të mos blesh perime të ndënjura apo të vyshkura sepse ato e kanë humbur një pjesë të madhe të vlerave të tyre ushqimore. Mos i lër perimet një kohë të gjatë në ujë në larjen e tyre është më mirë që ato të lahen në ujë të rrjedhshëm e pastaj të vihen në kullesë në mënyrë që të thahen. Përdor thikë të mprehtë në prerjen e perimeve në mënyrë që të shmangësh dëmtimet e lekurës apo të gjetheve të tyre. Griji perimet me lëkurën e tyre në mënyrë që të mbrojnë vlerat e tyre ushqimore. Erëzat: majdanozi, kopër etj. ruhen mirë për disa ditë nëse futen në qese plasmasi e mblidhen mirë, e më pas vendosen në frigorifer apo në vende të freskëta. Majdanozi, kopër etj nga erëzat e gjelbërta nuk grihen me makinë sepse u humbet lëngu është mirë që të grihen me thikë. Sa më të mëdhaja të priten perimet aq më pak e humbasin vlerën e tyre ushqimore. Perimet ruhen mirë për disa ditë nëse mbështillen me një pecete të lagur. Perimet qërohen jo shumë kohë para gatimit dhe zihen në tenxhere me kapak të mbyllur dhe me pak ujë. Vitaminat që ndodhen në perimet e freskëta janë shumë të ndjeshme gjatë përpunimit të nxehtë, prandaj është më mirë që ato të zihen shpejt e në zjarr të fortë. Patatet e ziera qërohen më lehtë nëse pas zierjes hidhen në ujë të ftohtë. Që panxhari i kuq të ruajë ngjyrën gjatë zierjes, në vend të kripës në ujë hidhet pak uthull. Mbas qërimit të patateve, karrotave, e perimeve të tjera duarve ju hiqen njollat nëse lahen me lëng limoni ose limontos. Kur gjiza është e thartë përzihet me qumësht në raportin 1:1, pasi lihet një orë kullohet, kështuqë gjiza bëhet e ëmbël dhe e freskët. Djathi shumë i kripur njomet me ujë të zier por të ftohur. Djathi i tharë që të bëhet i butë vihet për pak kohë në qumësht. Vezët e freskëta kur futen në ujë me kripë bien në fund ndërsa ato që s'janë të freskëta notojnë. Kur rrihen të bardhat e vezëve që t'u shtohen më shumë vëllimi për cdo kokërr vezë i shtohet një gjysëm luge gjelle ujë. Lakra turshi nuk shpërlahet me ujë të nxehtë sepse i ulen vlerat ushqimore. Gjatë zierjes së lakrës në mënyrë që të mos vijë erë e keqe, në tenxhere hidhet një fetë buke e lyer me uthull. Kur lulelakra ruhet në dritë nxihet dhe i keqësohet shija. Për të zier një kg. fasule duhen 2-3 litra ujë. Për të përmirësuar shijen e fasuleve gjatë zierjes hidhen majdanoz dhe karota. Gjatë gatimit të gjellëve të nxehta mos i mbani fëmijët pranë. Mos përdorni pajisje elektrike kur duart i keni të lagura, si dhe kur dyshoni se kanë difekte tekni

Signatur:  

Vlerėsimet:
Vlerėsimet 49 49 Vlerėsime Positive / 1 1 Vlerėsime Negative


Informatat nga: buriimi buriimi ėshtė Mashkullore Offline
Shenime: 170
Mosha: 23
Statusi: Beqar/e
Postimi imė i pari
Pasuria: 4.900 dediEURO
28.03.2007 14:48 / Postimi 4. nė kėtė Faqe.
Pėrgjigju Pėrgjigju Jepė citat kėti Mesazhit Citat Ndrysho Mesazhin ose fshi nga forumi Ndrysho Shko tek fillimi i Faqes Fillimi

Postimi: beni flm shum shum per ket

Signatur: One day you'll love me, the way I loved you. One day you'll think of me the way I thought of you. One day you'll cry for me, the way I cried for you. One day you'll want me, but I won't want you

Vlerėsimet:
Ky Postim ka 1 Vlerėsime
Vlerėsimet 38 38 Vlerėsime Positive / 0 0 Vlerėsime Negative


Informatat nga: dita62 dita62 ėshtė Femerore Offline
Shenime: 2.016
Mosha: 99
Postimi imė i pari
Pasuria: 56.725 dediEURO
28.03.2007 15:04 / Postimi 5. nė kėtė Faqe. RE: Receta te Kuzhines
Pėrgjigju Pėrgjigju Jepė citat kėti Mesazhit Citat Ndrysho Mesazhin ose fshi nga forumi Ndrysho Shko tek fillimi i Faqes Fillimi

Postimi: e kam ber nje kerkes qe te ndahet ne kategori se recetat e kuzhines ne diskutime per fat te keq nuk shkon ,besoj se do te hasi ne mirkuptim te stafit pergjegjes ,


EMBELSIRE me kos

Perberesit per kater persona:
2 kupa 125 gr. me kos te embel (ose me vanilje)
375 gr. miell 00
125 gr. niseshte
2 veze
250 gr. sheqer
gjysem limoni i shtrydhur
maja
recel sipas deshires

Pergatitja:
Ne nje tas perzjeni sheqerin, vezet , kosin dhe limonin derisa te krijohet nje perberje me shkume. Shtoni miellin duke e situr dhe duke e perzjere ne te njejten kohe; perseriteni kete veprim me niseshtene dhe me majane duke e perzjere vazhdimisht. Lyeni me gjalp nje tave me diameter 25cm dhe hidhni ne te perberjen. Vereni ne furren e ngrohur per rreth 50 minuta. Lereni te ftohet, priteni kekun ne mes dhe mbusheni me recel portokalli ose recel dardhe.

Vlerėsimet:
Vlerėsimet 218 218 Vlerėsime Positive / 6 6 Vlerėsime Negative


Informatat nga: Trimi_2005 Trimi_2005 ėshtė Mashkullore Offline
Shenime: 4.084
Mosha: 18
Statusi: Beqar/e
Postimi imė i pari
Pasuria: 108.075 dediEURO
28.03.2007 16:06 / Postimi 6. nė kėtė Faqe.
Pėrgjigju Pėrgjigju Jepė citat kėti Mesazhit Citat Ndrysho Mesazhin ose fshi nga forumi Ndrysho Shko tek fillimi i Faqes Fillimi

Postimi: kom shum recepte valla shum shum shum dikun njo 200 fletaa po ndoshta do ti qes edhe ktu se shum popritoj mi shkru do mundohem...

Signatur: Mbylli syt e kthehet Lumturia por me 1 djal tjeter e n'kujtime Tmia

Vlerėsimet:
Vlerėsimet 79 79 Vlerėsime Positive / 2 2 Vlerėsime Negative

Shko tek:

Vizitat Sot: 10.138 | Dje: 63.708 | Gjithsej: 154.092.199
Home | Kategoritė | Muzika | LogIn/Regjistrimi
dedi24.com (C) 2005 - 2014, coding, programming & design by dedi4u | * dedi24.com ėshtė Emer e regjistruar tek Kompania e regjistrimit pėr Emra nė Gjermani
Gjitha drejtat janė tė Rezervuara | Kjo Faqe pėrmbanė Scripte tė ndryshme ( PHP | Java | SQL | Flash )
Kontakt - eMail: info@dedi24.com
InfoTel: +49 89 41 61 22 62 (Fiks, What“s Up, Viber, SMS)